Kosova dhe Serbia do të takohen sot një javë në Shtëpinë e Bardhë

b_400_500_16777215_00_https___upload.wikimedia.org_wikipedia_commons_thumb_1_1d_White_House_north_and_south_sides.jpg_800px-White_House_north_and_south_sides.jpegMë 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do to rifilloj dialogu mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë e bëri të ditur i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell si ndërmjetësues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai kishte informuar në twitter këtë informacion, pasi dyja palët ishin pajtuar për këtë takim dhe ishin pajtuar që ti heqin pengesat për dialogun, ku në njërën anë Serbia është zotuar që të pezulloj fushatën e çnjohjeve të pavarsisë së Kosvës dhe në anën tjetër Kosova është pajtuar të heq dorë nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtare.

"Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, shkroi në Twitter Richard Grenell, raporton deutsche welle.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur, se në këto bisedime Serbia dhe Kosova do të përfaqësohen në nivel të presidentëve dhe kryeministrave.

Kosovën dhe Serbinë e vizitoi përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili kishte si temë rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Në intervistën e fundit për “Fox News” Richard Grenelka thënë, se ideja për shkëmbim të territoreve, ishte ide e ish këshilltarit John Bolton.

Rainca.com, 20.06.2020

(Foto: wikipedia.org, dw: https://p.dw.com/p/3dpZ1)