Kush do ta fitoj sonte turneun tradicional „Rainca 2016“?

b_660_440_16777215_00_images_13873147_541915919266729_2100185695534518399_n.jpegQë nga data 26 korrik po mbahet me sukses turneu tradicional „Rainca 2016“. Sonte luhet ndeshja e gjysmëfinales duke filluar që nga ora 19:30. Kurse prej ora 21:00 do të luhet finalja e këtij turneu, raportojnë organizatorët (foto nga K.F. “Rainca”).

Organizatorë kanë bërë gjitha përgatitjet, që sonte të ketë një mbrëmje sportive dhe kulturore në Raincë. Pas finales do të bëhet ndarja e çmimeve dhe do të ketë një manifestim me bashkatdhetarë.

Nga organizatorët garantohet një spektakël i veçantë, andaj medoemos të merrni pjesë në këtë eveniment tradicional.

Rainca.com, 31.07.2016