Më në fund pas shumë viteve do të bëhet vendosja e sinjaleve, barrierave automatike dhe gjysëmbarierave automatike në kalimin mbi hekurudhë në fshatin Raincë.
„Punët në rregullimin e kësaj rampe janë duke vazhduar me intenzitet të lartë dhe shumë shpejt pritet të finalizohet dhe të hyjë në funksjon rampa e re automatike me sinjal automatik dhe vendosja e barrierave gjysmë automatike dhe gjysmëbarrierave automatike, sinjalizimi elektrik që përbën vendosjen e semaforëve, ku semaforët paralajmerojnë mbylljen e këtyre gjysmëbarrierave“, raporton komuna e Preshevës në faqen e saj zyrtare në Facebook. (Foto marrë nga faqja e komunës në Facebook)
Kalimin i rrezikshëm mbi këtë hekurudhë ndër vite për shumë qytetar nga Rainca dhe komuna e Preshevës ishte me fatalitet dhe humbje jete.
Organizatorët kanë paraljmëruar përfundimin e këtij projekti në ditët e ardhshme.
Rainca.com, 19.09.2019