Asfaltohet rruga për te varrezat e fshatit Raincë

 

b_600_450_16777215_00_images_43025682_1873466432721901_7879277762626715648_n.jpeg

Dje komuna e Preshevës ka realizuar me sukses projektin e segmentit të fundit rrugor për skaj shtratit të lumit që shpie tek varrezat e fshatit. Me këtë projekt realizohet buxheti investiv i komunës paraparë për bashkësin lokale Raincë.

Rruga është asfaltuar prej mëhallës së Bakanëve deri te varrezat dhe deponia e fshatit dhe ka një gjatësi prej 630 metra.

Shkuarja tek varrezat e fshatit gjatët motit të keq nuk do të jetë më me baltë. (Foto dhe burimi i artikulit marrë nga faqja zyrtare e komunës në Facebook)

Rainca.com, 04.10.2018