Kryetari i BL Raincë me projekte konkrete për Komunën e Preshevës për vitin 2019

Në një takim konsultativ me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin dhe stafin e tij në kuvendi komunal të Preshevës të mbajtur më 21.11.2018, kryetari i Bashkësisë Lokale Raincë Ali Sinani ka prezantuar kërkesat e BL Raincë me projekte konkrete për vitin 2019.

Kryetari ka propozuar një dokument (dokumenti nga faqja zyrtare e BL-Raincë në Facebook) kryetarit të komunës këto projekte për Raincën në vitin 2019:

  1. Rregullimin e rrymës elektrike
  2. Vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit
  3. Vendosja e mburojave në të dy anët e shtratit të lumit
  4. Rregullimi i një vendëparkimi për veturat në qendër të Raincës
  5. Rregullimin e disa rrugicave me asfalt e që gravitojnë shumë shtëpi
  6. Pastrimin e dy anëve të lumit nga mbeturinat e betonit
  7. Rregullimin e një parku pas objektit multifunkcional

Kryetari dhe bashkësia e lokale e Raincës presin një bashkëpunim me komunën e Preshevës për realizimin e këtyre projekteve në Raincë.

Rainca.com, 25.11.2018

b_620_860_16777215_00_images_46507984_2249433371995128_8295990376041283584_n.jpeg