Festa e „Raincalive“ në Wangen a. Aare të Zvicrës

b_560_440_16777215_00_images_48409400_2316075355078482_2548664083419234304_n.jpeg

Me datën 15 dhjetorë 2018 në Wangen a. Aare (SO) në Zvicërs u mbajt manifestimi tradicional me mërgimtarët. Në këtë manifestim morën pjesë më shumë se 300 veta. Vendi kësaj radhe ishte i përshtatshëm, sepse ishte jo shumë larg për të dyja anët e Zvicrës. Për argëtimin e mbrëmjes u kujdes grupi muzikor me vëllezërit Alimusaj, të cilët bënë një mbrëmje shumë argëtuese.

Organizatorët e shoqatës “Rainca” ishin kujdes edhe për një program me fëmijë. Por nuk lanë pa shpërnda edhe mirënjohje. Një mirënjohje për kontributin shumë të madh ia ndanë ish-kryetarit Emrush Arifi dhe anëtarit të kryesisë së parafundit Urhan Arifi, për kontributin e tij në shoqatë. Kryesia ishte tepër e lumtur, kur e bëri të ditur anëtarin e 200-të të shoqatës, e këtij anëtari i ndau edhe një dhuratë simbolike.

Për organizimin e suksesshëm të kësaj mbrëmje u kujdesën anëtarë të kryesisë dhe anëtarë tjerë të shoqatës “Rainca”. Mbrëmja ishte edhe më madhështore me mysafirë nga vendet tjera të Evropës si dhe me mysafirë të ardhur enkas nga vendlindja.

Rainca.com, 23.12.2018