Fillon turneu tradicional në futboll të vogël "Rainca 2019"

b_600_550_16777215_00_images_WhatsApp_Image_2019-07-26_at_20.04.44.jpegNë stadionin e shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Raincë filloi turneu prestigjioz në futboll të vogël "Rainca 2019". Sot janë luajtur edhe ndeshjet e para mes ekipeve të ndryshme.

 

Nën patronatin dhe organizimin e Bashkësisës Lokale në Raincë janë ndarë edhe mirënjohje. BL Raincë ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe mbarëvajtjen e turneut shoqatës Rainca në Zvicër, firmës Tobler Skele, si dhe disa futbollistëve legjendar si Telat Abdulli, Qenan Veliu, Qenan Jusufi dhe Ylber Shabani. Në veçanti kryetari i BL ka falëminderuar drejtorin e shkollës fillore Shukri Ymerin për përkrahjen për këtë eveniment sportiv tradicional.

 

Sot është vërejtur që stadiumi nuk kishte ende binën për shikuesit e saj, çka ka edhe ndoshta ka bërë që shikuesit të mos jenë prezent gjatë gjitha ndeshjeve.

Rainca.com, 26.07.2019