Me 22 Tetor në ora 12:00 hapet objekti multifunkcional në Raincë

b_600_450_16777215_00_images_objekti_shum_funksional.jpegKëshilli Komunal në Preshevë në seancën e mbajtur me 18 Tetor ka marrë Vendim për vënien në funksion të objektit multifunkcional dhe themelimin e degëve të institucioneve si Biblioteka, Enti Parashkollor dhe Dega e Ambulancës në Raincë.

E gjithë kjo u bë e mundur pas rregullimit të dokumentacioneve përkatëse si dhe kyçjen e linjave infrastrukturore si ujësjellësi, kanalizimi dhe rryma elektrike, raporton komuna në faqen e saj zyrtare.

Ky objekti do të përmbajë Zyrën e vendit (Ofiqarinë), shërbimet primare shëndetësore, arsimin dhe edukimin parashkollor, bibliotekën, si dhe Zyrën e Bashkësisë Lokale-Raincë. Në krahasim me objektin e mëparshëm ky objekt rritet me tri institucione të reja si biblioteka, edukimi parashkollor dhe zyra e BL Raincë.

Komuna e Preshevës fton gjithë qytetarët e Raincës dhe më gjerë që me 22 Tetor 2019 në ora 12:00 të marrin pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së objektit multifunkcional në Raincë.

Rainca.com, 20.10.2019