HISTORIKU I XHAMISË “MULLA SYLEJMANI” RAINCË

b_421_428_16777215_00_images_historiku_i_xhamis.jpegshkruan Ali Sinani

Se kure është ndërtuar ky objekte i kultit te besimit islame nuk dihet, për arsye se nuk posedojmë ndonjë vite te saktë, mirëpo duke ju referuar dhe duke u bazuar ne fjalët e ish imamit te kësaj xhamisë Mulla Xhemal Musliut, kjo xhami duhet te jete ndërtuar atëherë kur u ndërtuan xhamitë e para në Bilaçe, Bugarine, Norçe dhe Tabanocë, pra përafërsisht në fillim të shek. XVII. Xhamia ishte ndërtuar ne një vende i cili ishte vakëf.

Me kalimin e kohës ky objekt shërbeu edhe për shumë aktivitete tjera, ku u shfrytëzua si mektebe dhe shkolle fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe nga 06. Shkurti i vitit 1945.

Vlen te ceket edhe një fakt i dhënë nga Kadri Ymeri i cili rrëfen, se xhematë te xhamisë së Raincës ishin edhe xhemati Lluçanit, Nasalcës, Letovicës dhe Samolicës. Ata vinin kryesisht gjate ditëve të xhumasë, pra ky fakt tregon edhe vjetërsinë e këtij objekti fetare islame në këto treva.

Kjo xhami gjatë ekzistencës se vetë pësoi një djegie ne vitin 1880, ku thuhet se disa serbë lokalë të Raincës ja vënë zjarrin. Nga ky zjarr i tmerrshëm u shkatërrua i tërë kulmi xhamisë dhe ajo mbeti me vetëm në katër mure. Pastaj në vitin 1963 u bë renovimi i xhamisë dhe u rrite sipërfaqja e saj.

Ne vitin 1990 objekti i vjetër i xhamisë u rrënua dhe u ngrite objekti i ri, i cili edhe sot shkërbenë për xhematin e fshatit Raincë.

Ne ndërtimin e xhamisë së re në vitin 1990 morën pjese fshatarët e Raincës me kontributet e tyre. Mirëpo vlen te theksohet se me një kontribut të veçante dallohet i ndjeri haxhi Riza Rexhepi, i mëhallës së Ukajve, i cili vet e financoi ndërtimin e minares së re të Xhamisë. Gjithashtu kontribut për ndërtimin e kësaj xhamie dhanë Vebi Jusufi dhe Ekrem Abdullahu të dy të ndjerë, bazuar ne fjalët e ish imamit tash te pensionuar Mulla Xhemal Musliut

Imamët që shërbyen në këtë Xhami sipas referencave të Mulla Xhemal Musliut:

-          Imami par ishte një familjar i Azem Baleve, e cila migroi në Turqi.

-          Imam para vitit 1918 kishin shërbyer gjyshi dhe babai i Mulla Sylejmanit

-          Deri vitin 1918 shërben vet mulla Suljemani si imam dhe ofiqar për xhematin nga Rainca, Bilaçi dhe Bukuroca.

-          Imam pas vdekjes së mulla Sulejmanit ishte mulla Iba (Ibrahimi) i mëhallës së Ukajve.

-          Imam prej vitit 1920 – 1928 ishte Mulla Musahu i mähallës së Lativëve.

-          Imam prej vitit 1928 – 1947 ishte prapë Mulla Iba (Ibrahimi)

-          Imam prej vitit 1947 – 1971 ishte Mulla Qahil Memishi

-          Imam prej vitit 1971 -2004 ishte Mulla Xhemal Musliu i mëhallës së Ukajve djali i mulla Ibës

-          Imam prej vitit 2004 është Mulla Bejtulla Veseli

Historiku i Mulla Sylejmanit emrin e të cilit mbanë sot Xhamija në Raincë:

Sipas referencave që ka Mulla Xhemal Musliu, Mulla Syljemani ishte sulmuar nga dy serbë vendas në një mbrëmje të trishtë duke u kthyer nga një udhëtim për në Raincë te vendi njohur kulla e Raincës. Gjatë kacafytjes me sulmuesit duke ndier epërsinë e sulmuesve dhe luftën për jetë e hedhë orën e tij me qostekë për të lënë gjurmë. Pasi e mbysin vrasësit e hedhin dhe e mbulojnë në lumin Moravica kështu që për të humbu çdo gjurmë të tij. Një kalimtar i rastit që ishte duke u kthyer nga tregu i Bilaçit për Raincë pas dy apo tri ditëve e gjen orën e tij. Ai alarmon të gjithë, se mulla Sylejmanit mundë ti kishte ndodhur diçka e keqe. I menjëhershëm kishte qenë reagimi i vendasve, të cilët kishin filluar kërkimin e tij, ku rastësisht disa fshatar gjatë kalimit në lumin Moravica e kishin gjetur kufomën me një pjesë të trupit mbi ujë. Motivi kryesor për vrasjen Mulla Sylejmanit kishin qenë, se ai ishte imam me nam, por ai ishte edhe një hoxhë intelektual, përparimtar dhe shumë i respektuar në atë koh.

Tekstin e dërguar nga z. Ali Sinani është bazuar në rrëfimin e Mulla Xhemal Musliut. Tekstin e përshtati dhe përmblodhi për Rainca.com Muhamet Ilazi. Ali Sinani ka kontribuar edhe me tre tekste tjera, të cilët do ti publikojmë ditët në vijim.

Rainca.com, 18.04.2020