Kultura në Preshevë në terr!

b_475_310_16777215_00_images_Kultura_n_preshev.jpegInspektorijati kundër zjarrit ka mbyllë dje Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku disa institucione tjera janë mbyllur si Biblioteka, RTV Presheva dhe zyra për të rinj.

Politika akuzon njëra tjetrën për fajin dhe mosrespektimin e procedurave paraprake.

Nga shoqëria civile ka reaguar shoqata e shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë): „Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), bën thirrje që sa më parë t’u hiqen “bllombat” të gjitha institucioneve që janë brenda Shtëpisë së Kulturës, e që të vazhdojnë lirshëm punën aktivitetet e parapara të zhvillohen nga OJQ-të dhe ato institucione ku themelues është Kuvendi komunal i Preshevës“, ka shkruar në Facebook kryetari Bilall Maliqi.

Nëse në ditët e ardhshme nuk do të gjendet një zgjidhje, Presheva rrezikon të mbetet në terr Kulturor në prag të festave të fundvitit.

Rainca.com, 18.11.2018