Koronavirusi përhapet me shpejtësi në rajon

Sot janë testuar në Kosovë dy raste pozitivë me sëmundjen e koronavirusit. Në Serbi janë testuar 19 raste pozitivë, në Maqedoninë Veriore 7 raste, kurse në Shqipëri 23 raste. Gjitha shtetet kanë mbyllur shkollat, universitetet dhe disa kanë mbyllur edhe kufijtë.

Pas Kinës është Italia në Evropë që më së shumti është prekur nga koronavirusi, ku deri tash mbi një mijë veta kanë vdekur. Gjendja nuk është edhe jo e mirë në Gjermani, Britani të madhe, Francë, Zvicër etj.

Përhapja e sëmundjes nga njeriu te njeriu ndodhe përmes spërklave të pështymës, kontaktit të drejtpërdrejtë fizik, apo kontaktit indirekt nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara.

Kërkohet zvogëlimi i kontakteve sociale, kontaktet me shtazë, me persona që mundë të jenë të rrezikuar nga kjo sëmundje etj. Duart duhet të lahen rregullisht me sapun, ushqimi të zihet mirë dhe të qëndroni mundësisht në shtëpi. Respektoni rekomandimet e Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli dje koronavirusin (Kovid-19) si pandemi globale.b_698_424_16777215_00_images_Masat_parandaluese.jpeg

Rainca.com, 13.03.2020