Gjendje e rëndë humanitare e refugjatëve në Preshevë

b_500_400_16777215_00_http___www.presheva.com_wp-content_uploads_2015_06_Emigrantet-07.jpeg

Në mediat e ndryshme të Luginës së Preshevës është shkruar për numër të madh të refugjatëve nga “Lindja e Mesme” dhe “Briri i Afrikës” (të cilës i takojnë Somalia, Eritrea dhe një pjesë e Etijopisë) në dy komunat e Preshevës dhe Buajnocit.

Gjendja alarmante paraqitet para së gjithash në stacionet e autobusëve, stacioni hekurudhor si dhe stacioneve të policisë, ku shumica e tyre presin me ditë të tëra për tu pajisur me dokumente. Një numër i këtyre refugjatëve kërkon strehim edhe në fshatrat e dy komunave të lartpërmendura.

Pamjet që sjellin mediat me refugjatë duke fjetur rrugëve afër mbeturina janë jo njerëzore dhe ta pa tolerueshme për komunën, shoqërinë, shtetin dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Nga këto pamje lirishtë mundë të konstatojmë se këtu bëhet fjalë për një katastrofë humanitare dhe një shkelje të rëndë të drejtave të njeriut. Sipas konventave ndërkombëtare për refugjatë, çdo kush ka të drejtë në strehim dhe përkujdesje elementare jetike.

E pa tolerueshme dhe i pa papranueshëm është fakti, se në mediat vendore flasin për dhunë nga vendorët ndaj refugjatëve të pa strehë mbi kokë. Ne duhet të kemi parasysh, se shumica e këtyre refugjatëve me gra, fëmijë dhe të moshuar kanë lënë pas vete një rrugë të gjatë dhe të lodhshme, me sëmundje të ndryshme, me torturuar gjatë rrugës dhe nga vendi i origjinës, me ankth e frikë etj. Andaj ata kanë nevojë për ndihmë dhe mikpritjen e ngrohtë shqiptare.

Apelohet te shoqëria në përgjithësi dhe në veçanti te ajo civile e Preshevës dhe e Bujanocit që të tregohen solidarë dhe të ndihmojnë këta njerëz në nevojë. Në këtë Muaj të Madh për besimtarët musliman kjo është një sprovë. Ne nuk duhet të harrojmë, se para më shumë se pesëmbëdhjetë vite e kishim të njëjtin fat. Ishin organizata nga “Lindja e Mesme” të parat, të cilat reaguan me ndihma për refugjatët shqiptar. Nuk duhet harruar gjithashtu edhe të mirat e shumë shteteve dhe shoqërive të Evropës Perëndimore, të cilat na pritën me krah hapur, ndihmuan financiarisht, liruan shtëpitë e tyre dhe ndanë bukën e gojës me refugjatë shqiptar.

Për ne kjo tragjedi njerëzore është e pa pranueshme, duke pas parasysh gjithashtu traditën tonë të vjetër të mikpritjes dhe humanizmit. Andaj ndihmoni e mos pritni shtetet e rajonit, të cilat kanë humbur rrugën në oborr të vetë, apo nga shtetet tjera të Evropës, të cilat nga frika mbyllin dyert e shtëpisë së madhe Evropiane, duke harruar principet themelore të Bashkimit Evropian. Është e pa qartë gjithashtu, se si u gjendën të pa mobilizuar dhe të pa organizuar ai numër aq i madh i organizatave ndërkombëtare në rajon! Të gjithë njerëzit human duhet të tregojnë bamirësin e tyre në këto ditë të shenjta dhe të ndihmojnë me ato mundësi që i kanë këta refugjatë. Për momentin organizata ndërkombëtare për refugjatë UNHCR është duke ofruar ndihmë shumë refugjatëve anembanë botës, ku sipas saj janë 60 milion refugjatë, të cilët kanë lëshuar shtëpitë e tyre.

Muhamet Ilazi, Rainca.com, 28.06.2015