„ZAJEDNICA“ dhe reciprociteti!

b_500_375_16777215_00_http___shqip.republika.mk_wp-content_uploads_2013_05_kosovo-520x522.jpeg

Më datë 25 gusht të këtijë viti, Serbia dhe Kosova në Bruksel nenshkruan katër marrëveshje, ndër to edhe marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave të pakicës serbe, ndryshe në gjuhën serbe „Zajednica Opstina“. Pikanterike ne gjithë këtë tematikë është, se si politikanët manipulojnë me këtë terminologji, kur përdorin, fjala vjen ne Kosove vetëm termin „Zajednica“, ndersa në Luginë të Preshevës „Asosiacioni“. Kohëve te fundit, fjalori politik në këto treva dominohet vetem nga keto dy terma te siperpemendur. Pa hyrë fare në detaje dhe analizë permbajtësore të kësaj marrveshje të lartëpërmendur, deshiroj te ndalem pak te qëllimi i saj. Vullneti për një bashkim të komunave është në serbisht „zajednica opstina“ kurs në gjuhën shqip „asosicacion i komunave“. (foto: shqip.republika.mk)

Ministri i zyrës së Sërbisë për Kosovën  e quajti marrëveshjen për Asociacionin e komunave si një fitore “5 me 0” për Serbinë ndaj Kosovës. Por, nje deklarate e këtillë ështe vetëm për konsum të brendshem politik dhe aspak e sakt, duke pas parasysh faktin se çdo marrëveshje pa implementimin e saj të plotë në praktikë mbetet vetëm në letër. Do të thotë, të gjitha marrëveshjet do të jenë fitore për njërën palë,  apo palën tjetër, respektivisht për të dyja palët, vetëm atëherë kur të bëhet jetësimi i tyre praktik. Mirëpo, tash mundë të theksojmë mangësinë e Asociacionit te Komunave, se ky asociacion bashkon vetëm komunat, e jo gjithë pakicën Serbe në Kosovë. Do të thotë, se kjo marrëveshje është diskriminuese për qytetarët serb që jetojnë si pakicë në komunat tjera me shumicë shqiptare, dhe se ata nuk do të përfitojnë njëjtë si bashkëkombësit tjerë nga kjo marrëveshje. Këshilli nacional i shqiptarëve në Serbi është në këtë drejtim më gjithëpërfshirës. Një pikëpyetje tjetër e kësaj marrëveshje është fakti se, tentativa për t’i bashkuar komunat në një “asociacion” përbën një plan shumë ambicioz, duke pas parasysh ca nga këto fakte: shtrirja gjeografike e komunave serbe në tërë territorin e Kosovë, decentralizimin e komunave dhe autonominë e lartë te tyre në menaxhimin me politika komunale, dallimet politike dhe nacionale mes komunave serbe në veri dhe atyre në territorin tjetër të Kosovës, dallimet politike mes partive politike serbe në Kosovë. Pikëpyetja e katërt e këtyre marrëveshjeve në rajon është se me marrëveshje të tilla nuk ndryshon standardi jetësor i komunave dhe njerëzve. Sot, qytet e mëdha janë thuajse me një industri të vogël, të cilat janë një magnet më i fortës se çdo grupim apo bashkim tjetër. Rast konkret tek ne është emigrimi ndër vite i Medvegjës dhe Malësisë së Karadakut drejtë kryeqendrave, siç janë Presheva, Bujanoci, Gjilani dhe Prishtina. Të njejtin fat e kanë edhe serbët e Kosovës. Millosheviqi filloj luftën thuajse me gjithë botën, nën pretekstin për sigurimin e nje jete më të mirë të serbëve në Kosovë, por epilogu i gjithe kesaj me ne fund deshmoi, qe ai shkatrroi je vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e shtetit serb dhe gjithë rajonit. Armiku i njerzve nuk është më cenimi i sigurisë individuale apo kolektive, apo i të  drejtave elementare, por është gjendja e tyre ekonomike dhe sociale. Në fundë mund te themi, se në politikë nuk ka llogariberje matematikore, por ka rezultate afatgjate, të cilat ndikohen nga shumë faktorë. Prandaj mund të thuhet se Serbia, ashtu edhe Kosova, me këtë marrëveshje kanë arritur një rezultat „1 me 1“, me vazhdim të lojës deri në rezultatet në të ardhmen. Për Bashkimin Evropian mund të thuhet lirisht, se është një e arritur e madhe me afrimin e Serbisë dhe Kosovës.

Sa i përket reciprocitetit për një asociacion në Luginë të kërkuar nga politikanët e saj mendoj se përgjigja është e qartë. Institucione në Luginë të Preshevës ka mjaftueshëm, por këtu duhet shtruar pyetja, se a funksionojnë, dhe si funksionojnë ato?! Kurse në raport me qytetarët, duhet të kërkohet gjithashtu reciprocitet: a kanë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të njejtën liri dhe standard si politikanët e tyre?! Përderisa vitet rrjedhin fluturimthi, e partitë po ndërrohen në qeverisje, gjendja e qytetarit te thjeshtë në anën tjetër vetëm se po përkeqësohet. Populli ik drejt vendeve më të mira. Andaj, partitë politike duhet shtruar gjithashtu pyetjen vetes, se a kanë reciprocitet ne mes veti? Mosmarrëveshjet dhe dallimet qe kane mes veti për të ardhmen e vendit, ne dëm, apo ne sherbim te kujtë janë? Pasi të kenë gjetur përgjigje në këto pyetje, mendoj se atehere duhet të shikohet për nisma të reja.

Shkruan: Muhamet Ilazi

29.Gusht 2015