„Koalicioni AP (i zorit) në Preshevë“

b_400_541_16777215_00_images_MarreveshjaAPN.jpeg

Dy ditë pas zgjedhjeve lokale në komunën e Preshevës arrin marrëveshje maratone për bashkëqeverisje dy partitë politike në Preshevë: Alternativa për Ndryshim (APN) dhe Partia për Veprim Demokratik(PVD). Në zgjedhjet e 24. Prillit APN fiton gjithsej 12 këshilltarë në asamblenë komunale, kurse PVD fiton 10 këshilltarë. Partia me më shumë këshilltarë gjithsej 14 doli nga këto zgjedhje PDSH. Kësaj radhe do të ndalem në analizën e dokumentit parimor e koalicionit qeverisës të dy partive (Dokumenti marrë nga PreshevaCom).

Një ndër pikat kryesore është se kjo marrëveshje arrihet brenda dy ditëve, që nuk është diçka e re në komunën e Preshevës. Mbetet e pa qartë, se a ka pas biseda mes partive tjera apo jo, cilat kanë qenë rezultatet e këtyre bisedave, pse me ato parti nuk është arritur marrëveshje etj. Këtë ka të drejtë ta di si opinioni i gjerë por edhe elektorati i partive të lartpërmendura. Partitë politike duhet ti përmbahen parimeve demokratike, të cilat ushtrohen jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Një pikë tjetër është se marrëveshja e lartpërmendur nuk nënshkruhet në ambientet e partive të koalicionit, por në një vend neutral, mesa kamë mundë ta vërej unë, në një restorant. Kjo nuk është për tu habitur, kur dihet fakti se këto biseda ndërpartiake bëhen çdo herë në restorante.

Pika e tretë është thelbi i marrëveshjes. Në fillim shkruan, se marrëveshja arrihet në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale, e jo në bazë të programeve të përafërta partiake! Gjithashtu udhëheqja e pushtetit ndërtohet në bazë të disa pikave të cilat siç duket dalin nga fushatat parazgjedhore. Të gjitha pikat janë të hapura dhe lënë hapësirë për interpretim, sepse mungon definicion i mëtutjeshëm i këtyre pikave. Si për shembull, qeverisje profesionale e administratës komunale dhe depolitizim i institucioneve publike. Këto të dyja janë kundërthënëse dhe të lidhura me njëra tjetrën, kur dihet fakti se shumë dikastere ndahen mes partive politike, përfshirë këtu edhe pikën Menaxhim i mirë i ndërmarrjeve publike. Krijim i lehtësirave për investitorë të huaj dhe vendorë, një iluzion, duke pas parasysh ligjet të disfavorshme për investime të Serbisë. Në veçanti për të mos vazhduar me pikat tjera iluzioniste, po veçoj një pikë utopike, kur thuhet: Përfshirja e diasporës në proceset e vendimmarrjes. Nuk kamë dëgjuar që ka ndonjë rregullore të tillë në komunën e Preshevës dhe që ka ligje në Serbi që lejon një gjë të tillë. Gjithashtu diaspora nuk ka marrë pjesë në zgjedhje në vendet përkatëse. Se si mundë të realizohet kjo politikisht, mbetet të shihet, edhe pse kjo pikë nuk është diçka negative.

Në pjesën tjetër të dokumentit është futë ta them si fusnotë, se partitë do të angazhohen për zgjidhjen e statutit të Shqiptarëve në Luginë por edhe në gjithë Serbinë. Interesantë se kjo kur nuk harrohet nga partitë politike në Preshevë për ti shfry epshet nacionaliste më së paku në letra. Siç duket PVD ka arritur të fusë në dokument pikat sa i përket Këshillit nacional dhe Trupit Koordinues, sepse këto dy pika janë në interes të saj. Integrimi Evropian nuk është kompetencë e organeve lokale, por ato qendrore, po mirë kjo e ka zbukuruar pak dokumentin dhe është bë e zakontë çdo kund. Gjithashtu është zbukurim i dokumentit, kur thuhet se do të „angazhohen për drejtat e barabarta të pakicave …“.

Siç duket dy partitë politike më shumë kanë në hallë PDSH-në, se sa një qeverisje në bazë të programeve partiake. Kjo mënyrë e lidhjes së koalicionit të AP t’ “zorit” për të largu nga pushteti PDSH-në vështirë se mundë të garantoj një qeverisje të gjatë dhe stabile në komunën e Preshevës. Me këtë marrëveshje kthehet PVD në pushtet në komunën e Preshevës, e cila kurrë nuk do të kishte arritur këtë pa ndihmën e APN-ës. Në anën tjetër mendoj se kjo marrëveshje kozmetike ia ka ngritë vlerën PDSH.  PDSH me 14 këshilltarët e saj mundë tu shkaktoj telashe koalicionit në fjalë, kuptohet në bashkëpunim me partitë tjera apo edhe me ndonjë këshilltarë të luhatshëm të koalicionit dhe kështu do të mundohet të pengoj mbajtje e seancës konstitutive të kuvendit komunalë. Përçarjet politike si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri edhe në Preshevë po vazhdojnë me të njëjtat kondicione si në rajon, asgjë e re nga këto zgjedhje.

Muhamet Ilazi*

*Kjo është analizë e autorit dhe nuk reflekton qëndrimin e redaksisë.

Rainca.com, 28.04.2016