Zgjedhjet parlamentare në Kosovë me shumë risi!

b_540_440_16777215_00_images_Opinion.jpegFushata e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës më 11 qershor 2017 ka sjellë deri sot këto 10 risi:

 

  1. Për herë të parë kemi koalicione të mëdha parazgjedhorePAN: PDK (Partia Demokratike e Kosovës), AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Nisma (Nisma për Kosovën) dhe disa Parti Politike të vogla si dhe LAA: LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), AKR (Aleanca Kosova e Re) dhe Alternativa.
  2. Vetëvendosje (VV) si forcë e treta pa koalicion por e privilegjuar. VV shkon e vetme në këto zgjedhje, por e privilegjuar në këtë pozitë siç duket, sepse ende nuk ka vendos për ndonjë koalicion parazgjedhor, e kjo i jep këtë epitet pas përfundimit të zgjedhjeve.
  3. Nuk ka më vija të kuqe për koalicione qeverisëse! Nëse nuk arrihet shumica absolute, atëherë është e mundshme edhe qeverisja e një Koalicioni të Madh: në radhë të parë mes PAN-it dhe VV-jes, pastaj e dyta e mundshme në radhë LAA dhe VV dhe e treta më pak e mundshme mes PAN dhe LAA.
  4. PDK i jep postin Kryeministrit AAK-ës, një partie të vogël në krahasim me 4 partitë tjera të mëdha. Kadri Veseli përcaktohet taktikisht për Ramush Haradinajn, për arsye të shumë vendimeve të mëdha që do të ketë Kosova në të ardhmen! Me këtë po forcon pozitën e PDK-ës, por edhe AAK-ja do të merr një përforcim në të ardhmen. Mbetet të shihet me Nismën, e cila mundë të dobësohet në këto zgjedhje, kjo varet se kush e me kë do ta formoj qeverinë.
  5. AKR dhe Alternativa i bashkohen LDK-ës dhe pranojnë kandidat për kryeministër Avdullah Hotin. Isa Mustafa ka zgjedhur për kandidat asistentin e tij dhe një teknokrat të denjë. Kjo mundë ta forcoj partinë në këto zgjedhje, por në të ardhmen mund të ketë zhgënjim nga struktura e vjetër e partisë.
  6. VV garon e vetme në këto zgjedhje. Nominoi Albin Kurtin për Kryeministër, por jo kryetarin e partisë Visar Ymerin apo kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin!
  7. VV nuk është më Lëvizje! VV ka marë një profil të ri (edhe në dukje nga jashtë) të një Partie Politike. Kjo do ta forcoj atë në këto zgjedhje, mirëpo në të ardhmen mundë të ketë zhgënjim te elektorati dhe grupit revolucionarë të VV, sepse VV nuk do të jetë më Lëvizje!
  8. Nuk ka më gazetarë dhe gazetari të pavarur në Kosovë. Pothuajse të gjithë gazetarët kanë hyrë në politik, edhe pse deri dje të gjithë i kanë akuzuar partitë politike për korrupsion. Por mediave, gazetarëve dhe portaleve nuk i ka dalë keq, këto janë përfituesit më të mëdhenj të kësaj fushate parazgjedhore.
  9. Korrupsioni ka mbet si ai faji jetim! Nga këto zgjedhjeve korrupsioni do të mbetet përfundimisht jetim në Kosovë.
  10. Kosova do të jetë pas këtyre zgjedhjeve më Euro-Atlantike. Qeveria e re do të jetë më pro Amerikane. Ndikimi i BE-së do të jetë më i ulët, por edhe ndikim turk dhe rus në Kosovë do ta ketë bindshëm më vështirë se deri tani.

Shkruar nga Muhamet Ilazi

Rainca.com, 10.06.2017