Lugina e Preshevës rast Humanitar apo Kombëtarë...?

b_350_250_16777215_00_http___www.ekonomia-ks.com_repository_images_Mr_Fidan_Mustafa.jpeg

Ndërsa, në Shqipëri bëhen protesta dhe luftë për pushtet nëpërmjet pretendimeve të ndryshme karrieriste, po ashtu edhe në Kosovë, në Luginën e Preshevës bëhet diskutim krejt ndryshe, ai i mbijetesës së shqiptarëve në ketë anë, arsimimit te tyre ne gjuhen shqipe dhe kthimin e të zhvendosurve në vendet e tyre.

Zhvillimet e ngjarjeve të fundit në aspektin politik dhe të (pa)sigurisë në Luginë të Preshevës, po vazhdon të rendohet jeta në ketë anë. Mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë, kufizimi i hapësirës për qarkullim të lirë, mungesa e investimeve serioze në ketë pjesë dhe pa mundësia e studimeve në gjuhen shqipe, po ju pamundëson jetesën dhe qëndrim të mëtejme të shqiptarëve në ketë vend.

Deri sa në Tiran e Prishtinë flitet për konstriktivitetin e lart ndaj fqinjëve tanë me theks të veçantë ndaj Serbisë, në Luginë të Preshevës flitet për destruktivitetin e politikave të shtetit serb ndaj shqiptarëve, të cilët kanë problem në zbatimin e të drejtës në përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në veprimtarit e organeve shtetërore të nivelit publik e lokal, në përdorimin e simboleve kombëtare, në lirin e lëvizës e tej.

Sot, sëmundja që e rendon mese shumti Luginën e Preshevës nuk është mungesa e 100 mi eurove, por është largimi i popullatës në heshtje nga këto anë. E themi në heshtje mbasi që shumë nga shqiptaret që largohen janë të aspektit ekonomik, profesional dhe të kuadrove të cilat shkollohen në Kosovë e Shqipëri, në mungesë të një ekonomie të zhvilluar dhe një universiteti publik në Preshevë apo Bujanovc.

Sikur të bëjmë një analizë të thjesht shohim se studentet e Luginës të cilët vijojnë studimet në Kosovë, shumë nga ata qëndrojnë 4-6 vite, që d.m.th se shumë nga ata vijnë me familjet e tyre, madje shume nga ta edhe krijojnë familje në Kosovë, që në njëjar forme më shumë lidhen me shtetin e Kosovës se sa me vendlindjen e tij.

Unë kam takuar disa nga studentet të cilët vijojnë studimet në Kosovë dhe gjatë bisedave që kemi zhvilluar me ta, kemi vejtur se në shumicën e rasteve më shumë arsye kanë të qëndrojnë në Kosovë se të kthehen në Luginë të Preshevës pas përfundimit te studimeve. P.sh; arsyet pse rrinë në Kosove studentet nga Lugina janë: se ata krijojnë sheqerin, krijojnë marrëdhënie pune, krijojnë jetën profesionale, krijojnë familje e tej, por nëse shtrojmë pyetjen po pse duhet të kthehet në Luginë të Preshevës, ai ka vetëm një arsye: sepse është vendlindja e tij.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës ballafaqohen me shume problematika të natyrave të ndryshme mirë po, hapja e një universiteti publik në kuadër të universitetit të Tiranës apo të Prishtinës, do të ndikonte në rritjet e arsyeve për të qëndruar në trojet e tyre. Sepse siç e cekem edhe më lartë, duke u hapur një universitet publik në Luginë të Preshevës, krijohet një klimë e re për të qëndruar të rinjtë, kuadrot e intelektualet e kësaj ane do të kanë një vend pune dhe një arsye më shumë për të qëndruar.

Ne e çmojmë nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim dhe për mbështetje financiare në Luginën e Preshevës, por çështja e Luginës nuk duhej trajtuar si një çështje humanitare por si një çështje kombëtare, me një urgjencë të madhe për të themeluar mekanizma ministror të përbashkëta (Shqipëria dhe Kosova) në mbështetje të shqiptarëve jashtë trojeve etnike.

Të drejtat dhe lirit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk duhej te lihen vetëm barrë e spektrit politik atje, por duhet të ngritën në nivel ndërkombëtare nga Tiran e Prishtina për diskutim. Është me urgjencë që dy shtetet shqiptare të përgatisin një draft rezolutë që do të kushtëzonte serbin për anëtarësim në BE, me të drejtat e shqiptarëve në këto anë e cila do të duhej ti dorëzohej ShBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Diplomacia shqiptare e ajo kosovare duhet të jetë në ofensivë me të gjitha mekanizmat në dispozicion në raport me serbin, e jo vetëm të themi se ne jemi konstruktiv. Gjithsesi qeveritë shqiptare duhet me urgjencë të themelojnë Ministrin e të drejtave të shqiptarëve jashtë trojeve etnike. Ministri, e cila nuk duhej të ketë një buxhet me shuma simbolike që një person i UDB-së e posedon pagën vjetore, por duhet të ndajmë shuma të mëdha .

Shkruan: Mr. Fidan Mustafa (Studiues i shkencave politike dhe diplomatike)