Kryesia aktuale e shoqatës „Rainca“ ndërpret bashkëpunimin me Rainca.com

SenegalBaobab.jpgKryesia aktuale e shoqatës „Rainca“ diku ka mesi i muajit korrik 2014 njëanshëm ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me Rainca.com. Cila ishte ideja për bashkëpunim? Nisma për bashkëpunim më të thellë me shoqatën ka qenë e iniciuar vetë nga Rainca.com, por gjithnjë me një ide të mirë për shoqatën, për portalin si dhe për fshatin. Me këtë ide kemi synuar që të rrisim të hyrat në mënyrë që të angazhojmë të ri, studentë nga vendlindja, me një përfitim të dyfishtë apo trefishtë për të gjithë. Të gjitha pretendimet tona për të angazhuar dikë rregullisht qe dhjet vite po thuajse kanë dështuar. Është e mjerueshme të konstatohet se nuk ka njerëz që punojnë për vendin edhe atë me një shpërblim simbolik për punën e paraparë e jo falas. Përveç kësaj ne kemi kontaktuar edhe disa kompani në Zvicër, ku disa kanë qenë të rregullta me pagesë dhe disa fare hiç edhe pse kanë qenë prezentë në faqen tonë. Sado pak të vogla këto të hyra, ato kanë ndihmuar uljen e harxhimeve elementare për hostinung dhe “tamplatin” e faqes. Diku rreth 2000 orë punë janë punë vullnetare po thuajse nga një person, sakrificë e kohës së lirë dhe shumë të shtrenjtë. Një numër shumë i vogël i bashkëvendësve kanë dërguar ndonjë foto apo info, për çka edhe ne ju jemi shumë falënderues.

Me daljen e shoqatës „Rainca“ në Facebook është e qartë që ky bashkëpunim më nuk ka kuptim, duke marrë parasysh edhe faktin se ne më nuk jemi kontaktuar në emalin tonë (Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ) asnjëherë për modalitete e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe të ndërsjellë nga kryesia aktuale. Në respekt për lexuesit ka qenë e ndershme që linkun e shoqatës mos ta largojmë nga portali deri në fund të vitit 2014. Informacionet kryesore për shoqatën „Rainca“ ne do t’i publikojmë edhe në të ardhmen por në informacionet e përgjithshme për fshatin dhe gjithnjë duke e cekur burimin respektivisht faqen e saj në rrjetin social. Mirëpo për përmbajtjet e këtyre informacioneve ne nuk do të mbajmë përgjegjësi.

Të gjithë vizitorë e portalit por edhe anëtarët e shoqatës „Rainca“ i kemi informuar rregullisht dhe saktësisht para themelimit, gjatë themelimit si dhe pas themelimit të shoqatës Rainca. Rainca.com ishte një dritare e vetme për shumë anëtarë anembanë botës, atëherë ku nuk kishte mjete tjera të informimit apo rrjete sociale. Rainca.com investoi shumë kohë si në shpërndarjen e informacioneve te bashkëfshatarët po ashtu edhe në marketing për shoqatën „Rainca“ me dëshirë dhe vullnet që ajo të rritet dhe të përparoj.

Shoqatës „Rainca“ i dëshirojmë punë të mbarë si dhe suksese edhe në të ardhmen.

M.I., Rainca.com, 06.04.2015