Një kabinet të muzikës për shkollën fillore në Raincë

Takimi koordinues i gjitha grupeve aktive në fshat

b_350_250_16777215_00_https___fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net_hphotos-ak-ash4_216314_641285875890780_834221736_n.jpegMë 28 korrik 2013 në ora 17:00, në ditën e takimeve tradicionale me mërgimtarë në Raincë, është mbajtur një takim i gjitha grupeve respektivisht organizatave aktive në Raincë. Ky takim, i udhëhequr nga kryetari i shoqatës “Rainca” Muhamet Ilazi, kishte për qëllim, që në të ardhmen bëhet koordinimi i punëve mes shoqatës „Rainca“ dhe gjitha grupeve tjera aktive në Raincë.

Pasi u bë një prezantim i shkurtë i statutit dhe gjendjes së anëtarësisë së shoqatës “Rainca”, kryetari bëri një përmbledhje të projekteve të realizuara për këtë vit dhe vitin e kaluar. Ai gjithashtu theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë mes gjitha grupeve, pozitës, opozitës si dhe shoqërisë civile. U ra në dakord që nevojat për projekte të ndryshme të bëhen gjithmonë përmes formës së shkruar në adresën elektronike të shoqatës.

 

 

Projekti për një kabinet të muzikës në shkollën fillore në Raincë

b_350_250_16777215_00_http___www.allgemeinbildung.ch_pics_Musikinstrumente_(c)Ravensburger.jpegNë fjalën e tij, drejtori i shkollës Shukri Imeri përshëndeti punët e shoqatës “Rainca” dhe idetë që vinë nga aktivistët e saj për fshatin e në veçanti shkollën fillore. Ideja për shpërblim me libra nxënësit e zellshëm për shkak interesimit të ulët për librin si dhe numrin e madh të nxënësve të shkëlqyeshëm, nuk u përkrah nga të pranishmit. Një kërkesë reale dhe shumë e lirë për shoqatën ishte, që aktivistët e shoqatës të mbledhin në Zvicër instrumente muzikore të përdorura për një kabinet të muzikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë.

Kjo ide personalisht mu duk si shumë e nevojshme dhe kërkon kontributin tonë. Andaj edhe garantova drejtorin që këtë nismën në emër të Shoqatës “Rainca” do ta marrë unë për sipër, me një qëllim, që kësaj radhe të ndihmohet arsimin dhe arti. Aksioni për mbledhjen e instrumenteve të përdorura por funksional për një kabinet në Shkollën Fillore në Rainca fillon që tani. Të gjithë, të cilët kanë ndonjë Gitarë, Sint, Piano, Qifteli, Klarinet etc. mundë të lajmërohen në emajl të shoqatës: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. apo në numrin tim personal (076 392 81 71). Pasi të kemi mbledhë gjitha instrumentet, ne si shoqatë do të organizojmë transportin për në fshatë.

Një ditë kur shkolla jonë do të ketë kabinetin e muzikës të kompletuar, ndoshta edhe nxënësit do të mbajnë një koncert për ne, që do jetë një shpresë për gjeneratat. Muzika bashkon popuj dhe gjenerata, ajo të bënë në një moment të harrosh të gjitha. Kjo mundë të shihet më së miri në videon në vijim të “Banco Sabadell”:

Projektet e ardhshme të bashkësisë lokale

Në fjalimin e radhës, edhe kryetari i bashkësisë lokale Lulzim Veliu ishte shumë falënderues për kontributin e shoqatës “Rainca”. Ai falënderoi të gjithë për mirëpritje e ngrohtë në Zvicër në fillim të marsit të këtij viti, në mbledhjen e përgjithshme të shoqatës. Ai informoi të pranishmit për fillimin e projektit të shtëpisë së shëndetit, projekt i financuar kryesisht nga komuna e Preshevës. Nga kryetari i bl patëm dy kërkesa, njëra ishte për ulëset te fusha e sportit afër shkollës fillore, ku ishim dakord për një bin prej çimentos, për shkak mirëmbajtjes dhe numrin të madh të vizitorëve. Kërkesa e dytë ishte kanali fekale te “sokaku i ngushtë”. Ofertat konkrete do të pasojnë. Natyrisht që kryesia do të blidhet që të jap apo jo pëlqimin për pjesëmarrje në financim të këtyre projekteve.

Ndihma e shoqatës “Rainca” e domosdoshme për mbikëqyrësin e fshatit

Edhe imami ishte falënderues për pjesëmarrjen në mbledhje të shoqatës dhe me falënderoi shoqatën dhe mërgimtarët për ndihmesën që po ia japin fshatit. Ai falënderoi shumë shoqatën për përkrahjen financiare të mbikëqyrësit në Riancë, pa të cilën ndihmë sot mbikëqyrësi nuk do të mundë të kujdesej për mirëmbajtjen e varrezave dhe pastërtinë në fshat. Aktivistët e forumit rinor ishin të pranishëm dhe shprehen gatishmërinë e tyre gjithashtu për bashkëpunim.

Kryetari i Klubit Futbollistik “Rainca” Berat Mahmuti ishte gjithashtu falënderues për ndihmat dhe donacionet e shoqatës “Rainca” dhe mërgimtarëtve për KF – në Rainca. Edhe prania e Dj Toni ishte e rëndësishme, ku ai premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj të kujdeset për atmosferë festive në data të rëndësishme në fshat.

Raporti është shkruar nga kryetari i shoqatës “Rainca” Muhamet Ilazi, më 29.09.2013, Cyrih të Zvicrës.