Takimi me bashkatdhetarët "Rainca 2014" përfundon me sukses

Rainca.com, 09.08.2014 - Edhe këtë verë u mbajt manifestimi “Takimi me bashkatdhetarë” në Raincë. Dy evenimente kryesore kanë përcjellë këtë manifestim.

b_600_500_16777215_00_images_org_2014.jpeg

U organizua një “turne në futboll të vogël” prej 29 korrik deri më 02 gusht 14, ku morën pjesë më shumë se 40 ekipe nga Presheva, Bujanoci, rajoni dhe diaspora. Fituese ishte Presheva group, e sponzoruar dhe udhëhequr nga pronari i saj Muhamed Imeri me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë.

Manifestimi qendror ishte nata me bashkatdhetarë më 02 Gusht, e cila u mbajtë për të pestën herë me radhë. Manifestimi kryesorë është përcjell me një program të pasur me muzikë dhe valle. Gjithashtu është bërë edhe ndarja e çmimeve për vendin e pare, të dytin dhe të tretin.

Për këtë organizim përgëzohen në veçanti gjithë organizatorët për mundin, kohën dhe profesionalizmin e tyre për mbarëvajtjen e turneut dhe manifestimit. Kryetari i BL Lulzim Veliu në fb “e falemnderojmë shoqatën "Rainca" për gjithë kontributin që dha për organizimin e manifestimit "Takimi me bashkatdhetarët" dhe turneut "Rainca 2014"”.