Dua hatme në xhamin e fshatit Raincë

b_660_420_16777215_00_images_48406017_2223917351265286_1550673525331722240_n.jpegNë xhamin “Mulla Sulejmani ” në Raincë më 23.12.2018, në një ambient të ngrohtë, u mbajt manifestimi me rastin e përfundimit të duas të hatmes së gjeneratës së X të 32 vijuesve të mësimbesimit. Qe nga fillimi i punes si imam i kësaj xhamie Mulla Bejtullahi i mësoi Kur’anin mbi 300 nxënës.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe kryeimami i Bashkësisë Islame ne 
Presheve, Mulla Abdulla Abdiu me bashkëpunëtorë, imamët, prindërit si dhe shumë xhematlinjë nga komuna e Presheve.

Pas shfaqjes së programit mjaft të pasur nga ana e vijuesve të mësimbesimit, Kryeimami Abdulla Abdiu përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit për suksesin e arritur.

Ai shkurtimisht foli për historikun dhe rëndësinë e mësimbesimit fetar. Ndër të tjera ai tha: “Mësimbesimi është misioni më i rëndësishëm për një imam, prandaj konsideroj se suksesi i një imami duhet të vlerësohet nëpërmjet angazhimit në mbajtjen e mësimbesimit. Ne sot, ndjehemi shumë më të lehtësuar që e kemi kryer edhe një obligim para Allahut xh.sh. Këta fëmijë na u besuan neve nga prindërit e tyre, ata ishin emanet ynë. Barra dhe përgjegjësia që ne pranuam mbi supet tona, sot, duket qartë është më e lehtë”.

Duanë e hatmes e bëri Prof. I Kuranit ne Medresene e Presheves Zekirja Kurtishi, ndërsa në fund, për suksesin e treguar gjatë vijimit të mësimbesimit, nxënësve u shpërndanë mirënjohje në emër të Bashjesise Islame nee Presheve dhe shpërndarjen e këtyre certifikatave e beri Abdulla Abdiu kryeimam ne B. Islame si dhe Prof. Lulzim Hasani mësimdhënës ne Medresën e Preshevës.

Bashkësia islame Preshevë