Aksion i madh i Shoqatës „Rainca“: Shpërndahen 10386 bukë gjatë muajit të Ramazanit në Raincë

b_460_345_16777215_00_images_Furra_Albi 1jpeg

Gjatë karantinës në kohës e pandemisë dhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit Shoqata „Rainca“ ka realizuar projeket më të mëdha humanitare në historinë e saj.

Në aksionin e parë kryesia e Shoqatës „Rainca“ ka ndarë ndihma për 35 familje nevojtare të izoluara gjatë karantinës në vlerë prej 2100.- euro.

Për herë të parë në historinë e saj humanitare shoqata „Rainca“ shpërndanë bukë për familjet nevojtare gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kohës së pandemisë. Për një muaj janë shpërnda diku 10386 bukë në vlerë prej 3994.- euro. Nga ky aksion i madh përfituan po thuajse gjitha familjeve nevojtare në Raincë. Sipas kryesisë së shoqatës „Rainca“ këtë aksionin humanitarë me bukë e kanë ndihmuar financiarisht edhe shumë bashkëfshatar me kontributet e tyre vetanake. Furra Albi në Raincë e ka mbështet gjithashtu këtë aksion.

Së bashku me ndihma për jetimët në vlerë prej 1600.- kryesia e shoqatës „Rainca“ ndanë ndihma gjatë kësaj kohe të shkurtër dhe të vështirë për qytetarët e Raincës në vlerë prej 7 694.- euro.

Pjesë e këtij aksioni të madhë humanitar padyshim janë gjithë anëtarët e shoqatës „Rainca“ që kontribuojnë me anëtarësinë e tyre.

(Burimi i informacioneve janë dhënë nga kryesia dhe janë marrë nga faqja zyrtare e shoqatës „Rainca“ në Facebook)

Rainca.com, 03.07.2020